Flash News

E-TJERA

Mbyllet pjesa e parë, Roma me “një dorë” te titulli

Mbyllet pjesa e parë, Roma me “një dorë” te titulli

Kanë përfunduar 45 minutat e para të finales së madhe të UEFA Europa League, mes spanjollëve të Sevilla e italianëve të Romës, me këta të fundit që hyjnë në dhomat e zhveshjes me “një dorë” te titulli kampion, pas golit të Paulo Dybala.

Gjithçka nisi nga një goditje dënimi e ekzekutuar me shpejtësi nga qendërmbrojtësi Gianluca Mancini, me këtë të fundit që çon një top perfekt te argjentinasi Dybala, i cili ballë për ballë me portierin Bono nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë, në minutën e 35-të të sfidës.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër përveç se të zhvillohen dhe minutat e mbetura të sfidës, për të mësuar se kush do të jetë kampion i këtij edicioni të UEFA Europa League.

Të fundit