Flash News

E-TJERA

Mbyllet sfida, nuk mjafton goli i Uzunit, Spanja mposht 2-1 kuqezinjtë

Mbyllet sfida, nuk mjafton goli i Uzunit, Spanja mposht 2-1 kuqezinjtë

Ka përfunduar sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Spanjës në “RCDE Stadium”. Vendasit kanë triumfuar me rezultatin 2-1 në Katalojnë.

Pjesa e parë u mbyll me dominimin e spanjollëve të cilët patën raste të befasishme për Berishën. Edhe për kuqezinjtë pati dy raste të arta. Njëherë ishte Sadiku i cili nuk arriti dot të godiste topin në rrjetë, dhe më pas Broja që nuk e shfrytëzoi si duhej topin në zonë.

Spanjollët shënuan në minutën e 75 me Ferran Torres. Pas shumë tentativave, Torres arrit të mposhtë Berishën.

Barazimi nga kuqezinjtë erdhi në 85’. Ishte Myrto Uzuni që zhbllokoi rezultatin dhe barazoi shifrat.

Por, menjëherë pas golit të Uzunit erdhi kundërpërgjigjia e vendasve. Në minutën e 90 Dani Olmo shënon gol duke rikthyer Spanjën në avantazh.

Edhe pse me 3 minuta shtesë në dispozicionin, miqësorja u mbyll me rezultatin 2-1 për spanjollët.

Të fundit