Flash News

E-TJERA

Mbyllet Teatri Kombëtar, aktorët infektohen me Covid-19

Mbyllet Teatri Kombëtar, aktorët infektohen me Covid-19

Teatri Kombëtar ka pezulluar të gjitha aktivitetet, pasi dy prej aktorëve protagonistë në produksionin "Coriolanus" kanë rezultuar me Covid-19. Lajmi është bërë me dije përmes një njoftimi zyrtar në faqen e Teatrit Kombëtar.

Gjithashtu bëhet me dije se ka dyshime se në radhët e stafit e Teatrit Kombëtar ka të tjerë persona të infektuar. Për nisjen e aktiviteteve, TK nuk jep një datë, ndërsa biletaria do të hapet në datën 17 janar.

"Duke marrë në konsideratë rastet e konfirmuara të dy prej aktorëve protagonistë në produksionin "Coriolanus", rritjen shqetësuese të infektimeve kohët e fundit, numrin e madh të aktorëve të angazhuar në këtë produksion, si dhe dyshimet për raste të tjera në stafin e Teatrit Kombëtar, jemi të detyruar të pezullojmë të gjitha aktivitetet tona deri në një njoftim të dytë", thuhet ndër të tjera në njoftimin e TK.

Të fundit