Flash News
Vdes 22-vjeçari në Porto Romano, rrëzohet nga shkallët e anijes
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarisht deklaron se në orën 19:00 përfundoi orari i votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë.
Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë dhe sipas KQZ, procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm.
KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit.
Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%.
Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t’i hapur rrugë procesit të numërimit të votave.
Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët.