Flash News

E-TJERA

Mbyllja e Kapshticës, shqiptarët kalojnë tranzit nga Maqedonia e Veriut

Mbyllja e Kapshticës, shqiptarët kalojnë tranzit nga Maqedonia e

Pas mbylljes doganës së Kapshticës, emigrantët shqiptarë që kaluan festat në vendin tonë po kalojnë përmes Maqedonisë së Veriut për të shkuar në Greqi.

Që prej ditëve të para të këtij viti, është vërejtur një fluks i pazakontë daljeje në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, ku pjesa më e madhe e personave janë emigrantë që shfrytëzojnë Maqedoninë e Veriut për të kaluar në Greqi.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë kufitare të Qafë-Thanës, nga kjo pikë kalimi përgjatë 5 ditëve të para të vitit 2021 kanë dalë 6500 shtetas shqiptarë, shumica emigrantë në Greqi.

Të fundit