Flash News

E-TJERA

Mbyllja e News24/ Reagon delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve

Mbyllja e News24/ Reagon delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e

Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar lidhur me mbylljen e News24 dhe bastisjen e godinave të Focus Media Group.

BE thekson se është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.

Reagimi në Facebook:

Ne po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj.

Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.

Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës.

Të fundit