Flash News

E-TJERA

Mbyllja e shkollave, drejtoresha e MASR: U njoftuam për ngrica, si do zëvendësohen orët e humbura

Mbyllja e shkollave, drejtoresha e MASR: U njoftuam për ngrica, si do

Ministria e Arsimit njoftoi të premten mbylljen e shkollave për tre ditë (24-25-263 janar( për shkak të kushteve atmosferike, ku temperaturat zbritën në minus. Ministrja Evis Kushi mohoi që shkak të ketë qenë mungesa e sistemit të ngrohjes në shkolla.

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave të Arsimit, Zamira Gjini në një intervistë për Neës 24, tha se vendimi u mor për shkak të vështirësisë që moti do të shkaktonte në transportin e fëmijëve, ku disa zona kishin rrugë të pakalueshme për shkak të ngricave. Gjini tha qeverisja vendore është e përgjegjshme për ngrohjen në shkolla.

“Sipas të dhënave që kemi mbyllja e shkollave është ditën e mërkurë dhe ditën e enjte do të vijojë mësimi normalisht. Ky ishte një vendim që MA u detyrua ta merrte për shkak të ftohtit të madh. Kjo lidhet edhe me kushtet që fëmijët kanë për të shkuar në shkollë sepse siç jemi njoftuar shumë rrugë për shkak të ngricave ishin të pa kalueshme. Kjo ka ndodhur edhe në vite të tjera ku shkollat janë mbyllur. Zyrat Arsimore bashkë me shkollat bëjnë një kalendar për të zëvendësuar këto orë të munguara, kjo bëhet në një afat më vonë kur ngrohen edhe temperaturat. Dimri në fakt është i gjatë, jo tre ditë apo një javë. Qeverisjet vendore janë të përgjegjshëm për sistemin e ngrohjes”, tha Gjini.

Sa i përket situatës së Covid-19 në shkolla, Gjini u shpreh se marrin informacion nga instancat përkatëse lidhur me infektimet e mësuesve dhe nxënësve. Ndër zonat më të prekura, Gjini renditi Durrësin dhe Elbasanin.

“Jemi në një situatë jo të zakontë. E gjithë bota ka qenë në situatën e pandemisë dhe viti 2020 ishte i vështirë edhe në Shqipëri për sistemin arsimor, por ky vit ka filluar si vit normal. Nxënësit e bëjnë mësimin në shkollat e tyre. Ne marrim informacion nga strukturat për të parë prekjet e mësuesve dhe prindërve nga ky variant i ri i COVID-it. Deri ditën e premte ne kemi të dhëna që mbi 1 mijë nxënës dhe mësues të prekur nga COVID-i. Të dhënat i kemi të përditshme. Kjo është një tablo që na ndihmon për të marrë masa. Ne kemi portalin mësues për Shqipërinë ku ftohen mësuesit për të zëvendësuar ato që mungojnë. Më të prekura nga COVID-i janë Durrësi e Elbasani e më pas vijohet me mësueset e tjera”, sqaroi Gjini.

Lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura, Gjini tha “Ka disa shkolla që i bëjnë zëvendësimet të shtunën, ka disa shkolla të tjera që bëjnë orarin në përfundim të lëndëve përkatëse. E rëndësishme është që nxënësit të përfundojnë programin”.

Të fundit