
Flash News
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
Vendimi i qeverisë, 160 milionë lekë për federatat sportive dhe sportistët elitarë
Qeveria shpall pushim zyrtar 25 majin për Tiranën, kryeqyteti bllokohet deri në orën 18.00
Mbyllja e shkollave/ Aktivistët protestë para ministrisë: Mësuesit kërcënohen, nxënësit marrin dru me vete
Një protestë është zhvilluar ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit, pas vendimit të kësaj të fundit për të mbyllur tre ditë shkollat si pasojë e temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.
Protesta u thirr nga organizata Qëndresa Qytetare për t’i kërkuar llogari ministrisë se përse nuk plotësohet kushti minimal në shkolla, ai i ngrohjes.
Me ngrohëse në duar dhe duke ironizuar “nevojat” që mund të ketë shteti, aktivistët thanë se janë të gatshëm që të ndihmojnë.
Një prej aktivistëve evidentoi disa prej shqetësimeve që janë sot në shkolla të ndryshme të vendit, ndërsa hodhi akuza se ngrohja në shkolla nuk është menaxhuar ashtu siç duhej.
Ata i kanë lënë ngrohëset elektrike para Ministrisë së Arsimit, ndërsa u shprehën se mësuesit nuk dalin me një qëndrim për këtë çështje, por edhe për të tjera problematika të sistemit arsimor, pasi kërcënohen me largim nga puna.
"Kërcënime me largime nga vendi i punë, me transferime nga vendi i punë. Ne jemi këtu për të thënë se qytetarët i mbështesin mësuesit, të cilët për një arsye apo një tjetër nuk munden dot të thonë sot 'kam ftohtë'. Është e pakuptimtë sot se si të kesh 26 milionë euro dhe të mos ngrohje, jemi me regjistra dixhitalë dhe shkollat nuk kanë ngrohje.
Në Delvinë shkolla pa ujë, pa ngrohje, në Maqellarë pa ujë, pa ngrohje, nxënësit marrin dru me vete. Në Durrës ka një shkollë pa dyer, pa dritare. Në Maliq klasa kolektive, aty ku mësohet abetarja, aty mësohen edhe ligjet e Njutonit në klasë të katërt. Në Poliçan mësimi zhvillohet në një lloto, sepse shkolla është dëmtuar.
Po japim këto ngrohëse, dhe kërkojmë edhe ndihmën e mediave që ta pyesin ministren ku shkuan këto ngrohëse, që të mos vidhen nga zyrtarët e kësaj republike. Ne do t'ia lëmë para derës Ministrisë së Arsimit dhe shpresojmë që ajo të dijë t'i menaxhojë", tha një prej aktivistëve.
Të fundit




Biden 'mbështet fuqimisht' aplikimet finlandeze dhe suedeze në NATO-s
18 Maj 2022, 21:57
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
18 Maj 2022, 21:34
Eurodeputetja Arba Kokalari: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën
18 Maj 2022, 21:19
U fotografua me shenja dhune në fytyrë, Luana Vjollca: Traumë e vjetër
18 Maj 2022, 20:58
Të shtëna me armë në Sukth, qëllohet për vdekje një person
18 Maj 2022, 20:57






Cristiano Ronaldo merr kritika të ashpra për regjimin që i bën të birit
18 Maj 2022, 19:26




Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
18 Maj 2022, 18:29
Cilat janë shenjat e horoskopit që duan të rrinë përherë beqarë
18 Maj 2022, 18:13


Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
18 Maj 2022, 17:48


Pas 19 vjetësh, Sean Paul thyen heshtjen për 'aferën' e tij me Beyonce-n
18 Maj 2022, 17:11





U dënua me 4 vite burg, ish-kreu i UÇK do të apelojë vendimin e Speciales
18 Maj 2022, 15:41



