Flash News

E-TJERA

Mbyllja e shkollës turke/ Pedagogu: Shqipërisë po i thyhen kockat nga presioni. Ku qëndron problemi

Mbyllja e shkollës turke/ Pedagogu: Shqipërisë po i thyhen kockat

Pedagogu Ervin Goci thotë se po politizohet dhe gjeopolitizohet misioni i humanitar i shtetit. Ky reagim vjen pas mbylljes së shkollës jopublike turke “Mehmet Aif Ersoy”.

Goci thekson se arsimi po gjeopolitizohet, ndërsa nënvizon se në Turqi arsimi vlerësohet sipas dogmës fetare.

Ai thotë më tej se se Shqipëria po kthehet në një “kamp lufte”, duke vënë theksin te presioni që i bëhet vendit tonë. Sipas pedagogut, e gjitha kjo po ndodh për pushtet.

Ka zëra se raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Rexhep Tayyip Erdogan janë lëkundur për shkak se Shqipëria nuk i ka “luftuar” gylenistët, sikurse kërkoi Turqia.

“Ketu nuk eshte çeshtja qe mbyllet shkolla, çeshtja eshte qe politizohet arsimi, ose me sakte gjeopolitizohet arsimi; duke e ditur qe ne Turqi perveç luftes per pushtet ka dhe nje perplasje te fuqishme per dogmen, arsimi vleresohet sipas dogmes fetare.

Dem dyfish, rreshqitje me shekujt mbrapa! Po nuk mbaron me kaq., sepse politizohet dhe gjeopolitizohet misioni i humanitar i shtetit, si me iranianet po ashtu dhe me afganet, duke e kthyer Shqiperine ne kamp lufte.

Duke e ditur dhe çfare aspiratash te perndritura kane fqinjet per ne, Edi Rama, e ka çuar Shqiperine ne te njejten situate tensionesh si ne fund te shek 19 dhe fillim te shek 20, duke i shtuar dhe Iranin per garniture.

Nese nuk ka lufte, ta dini se Shqiperise po i thyen kockat nga presioni. E gjitha kjo thjesht per pushtet. Rishikojeni dhe njehere ate listen e tradhetareve te kombit, se e keni keqkuptuar disi”, shkruan Goci.

Të fundit