Flash News

E-TJERA

Mbyllja e Tik-Tok, Dervishi: Nuk do shërbejë për asgjë, edukimi fillon në shkolla dhe familje

Mbyllja e Tik-Tok, Dervishi: Nuk do shërbejë për asgjë,

Analisti Lutfi Dervishi deklaron se mbyllja e Tik Toku-t nuk do të zgjidhë problemet me të cilat përballën sot të rinjtë por edhe fëmijët shqiptarë.

I ftuar në Syri tv, Dervishi thotë se problemet duhen përballuar, dhe jo të fusësh në “riedukim: platformën Tik Tok e cila sipas tij përdoret nga 1.5 milionë përdorues.  

Dervishi: Patjetër, po unë do thoja që sa mirë është që t’i shohim, ti identifikojmë dhe ti mbajmë nën mbikëqyrje. Se nuk është vetëm Tik Toku, është Snapchat, ëshët darkweb siç thonë. Pra nuk ka asnjë garanci se ti ke hyrë në një parajsë  dhe në anën tjetër janë djajtë. Pra ëngjëjt janë në Instagram dhe Facebook dhe djajtë janë në Tik Tok dhe Snapchat. Pra nuk është zgjidhje mbyllja por edukimi. Pra ajt të diskutojmë sistemin e edukimit, ajt të diskutojmë masat që duhen marrë, ajt të diskutojmë se si prindi duhet ta mbrojë fëmijën.

Mirë dakort shqetësimi juaj për fëmijët është legjitim dhe hajt ta mbyllim, po për prindërit? Se bëhet fjalë për ta mbyllur për të gjithë, dhe nuk ka gjë që të shijon më shumë se gjëja ndaluar. Në rast se ti do të tentosh ta mbyllësh nuk e mbyll dot. A i mbylle dot bastet online? Bëre një ligj, vure gjoba lëshove policinë a i ndalove dot? Pra je një vend ti që shkëlqen në ato që thua?. E ndalove dot duhanin në ambientet publike qelbet Tirana, kudo që të shkosh? E zgjidhe gjë problemin e qeseve plastike, që bëri fushata vure gjoba e më the e të thashë. Nuk është kjo zgjidhja por ne kemi rënë në grackën e kësaj narrative, ta mbyllim mos e mbyllim.

Dhe ja e mbyllëm a zgjidhim gjë. Kjo është premisë e gënjeshtërt, sepse nisi ditën që ndodhi ngjarja tek shkolla  “Fan Noli” që s’kishte lidhje me këtë. Dhe si mundet që mbi një premisë të gënjeshtërt të fillojmë e të gjejmë argumenta se përse duhet mbyllim. E dyta, çdo të thotë e mbyllim për një vit, çfarë riedukim është ky për një vit. Çdo prind mund të kontrollojë çfarë programi do shohë fëmija në celular, sa do e shohë, kur do e shohë.

Nga pikëpamja teknologjike çdo gjë është e zgjidhshme, nëse ti e sheh problemin për ta zgjidhur jo thjeshtë për ta mohuar. Do ta zgjidhë renditjen në Pisa, vitin tjetër që vjen mbyllja e Tik Tok. Por aty ti mund të gjesh dhe mrekulli, aty mund të gjesh edhe gjëra për librat, për inteligjencën artificiale, gjëra për të qeshur, këngë shumë të bukura. Ç’është kjo arsye... Janë 1.5 milionë përdorues nga Shqipëria, të gjithë po bëjnë aktivitet kriminal atje, po çedukohen.

 

Të fundit