Flash News

E-TJERA

Mbyllja e TikTok, pedagogu: Qeveria po shmang dëmin politik, do ta hapë pas zgjedhjeve

Mbyllja e TikTok, pedagogu: Qeveria po shmang dëmin politik, do ta

Pedagogu Ervin Goci komentoi vendimin e qeverisë për mbylljen e Tik-Tok për një vit.

Duke folur në MCN, Goci tha se vendimi erdhi për shmangien e ndikimit të tij politik në fushatën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Ai shton se për shkak të impaktit të këtij rrjeti social, për qeverinë mund të bëhet kosto politike.

“Nëse ne themi që qeveria ka shumë opsione dhe shkon te mbyllja. Është një lloj hapësire, është një lloj uni i zgjeruar, ka disa elementë të informacionit, unit, shkëmbimit të ideve. Nuk duhet kuptuar si kabllo që na lidh me të tjerët. Nuk do të shpëtojmë nëse e shkëpusim këtë kabllo. Ti duke hequr këtë kanal, nuk mbyll një platformë, po mbyll aksesin në internet. Kjo është platforma që unë përdor. Sikur të mbyllet edhe vetëm një ditë, dëmin e bën.

Është një platformë universale që ka pasur impakt të jashtëzakonshëm. Arrin të ndikojë dhe ta shikojnë pafund njerëz. Sulmi është për zgjedhje dhe në zgjedhje mesazhet amplifikohen dhe secili përçon mesazhin e vet dhe mund të jetë dëm i madh për pushtetin. Qëllimi është të mbahet i mbyllur nga shkurti deri nga fundi i majit.

Ka shumë studime që thonë se nuk ka lidhje shkak-pasojë mes Tik-Tokut dhe dhunës. Shteti shqiptar po të kishte interes kaq të lartë, do të duhej të krijonte marrëdhënie juridike me këtë platformë. Tani që pushteti po e kupton që kjo gjë e ka një dëm dhe ky dëm është politik, atëherë instrumentalizohet për një periudhë të caktuar.” – tha Goci.

Të fundit