Flash News

E-TJERA

"Mbyllja e TikTokut, jo zgjidhje", Kabo: Vrasësi nuk e bleu thikën në rrjet social, por në dyqan

"Mbyllja e TikTokut, jo zgjidhje", Kabo: Vrasësi nuk e bleu

Profesori Përparim Kabo komentoi mbylljen e Tik Tok me vendim qevere, pas vrasjes së adoleshentit Martin Cani.

I ftuar në emisionin Open në News 24, Kabo tha se nuk e shikon zgjidhje mbylljen e rrjetit social Tik Tok. Profesori tha se vrasësi nuk e bleu thikën në Tik Tok, por në dyqan.  

Kabo deklaroi se si politikanët e qeverisë, ashtu edhe të opozitës, duhet të pyesin veten nëse fëmijët e tyre jetojnë njësoj si fëmijët e popullit.

“Unë nuk e shikoj zgjidhje mbylljen e Tik Tok. Si qeveria, si opozita duhet të pyesin veten që a i kanë fëmijët njësoj si populli. Sepse edhe diferencat mes fëmijëve në jetën e tyre është shkak i konflikteve.

Nuk është problemi tek rrjetet sociale, pasi edhe vrasja e adoleshentit nuk ndodhi online, as thika nuk u ble në Tik Tok, por në dyqan, gjithçka ndodhi gjatë jetës së përditshme”, deklaroi Kabo.

Të fundit