Flash News

E-TJERA

Mbyllja e universiteteve, studentët ngrihen në protestë të hënën para Ministrisë së Arsimit

Mbyllja e universiteteve, studentët ngrihen në protestë të

Pas vendimit se mësimi në universitete do të zhvillohet online, studentët kanë vendosur që të ngrihen në protestë. Data kur ishte paracaktuar për hapjen e vitit të ri akademik nuk do t’i gjejë të rinjtë në auditorë, por para Ministrisë së Arsimit për t’i thënë “JO” mbylljes së universiteteve.

Vendimi ka dëmtuar më tepër studentët që vijnë nga rrethet, të cilët kishin kryer pagesën e konvikitit ose të shtëpive me qera. Kjo situatë ka 2-fishuar shpenzimet e tyre.

Mbyllja e konvikteve, sipas studentëve, nuk është vendim i drejtë pasi u mor  pak ditë para nisjes së shkollës. Universiteti i Tiranës, që kishte planifikuar mësim të kombinuar, në auditorë dhe online, tanimë do të funksionojë vetëm përmes një platforme elektronike që thuhet se do të jetë e unifikuar.

Ky vendim erdhi dy ditë më parë si pjesë e masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

 

Të fundit