Flash News

E-TJERA

Mbyten tre pushues në plazhet e Spillesë dhe Velipojës, dy maqedonas dhe një nga Kosova

Mbyten tre pushues në plazhet e Spillesë dhe Velipojës, dy
Foto ilustruese

Tre persona kanë humbur jetën në plazhet e Spillesë në Kavajë dhe në atë të Velipojës në Shkodër.

Fillimisht, u raportua se janë mbytur dy pushues nga Maqedonia e veriut në plazhin e Spillesë. Viktimat janë identifikuar si Mirko Miçevski e Cvetko Mitanovski, përkatësisht 79 dhe 78 vjeç. 

Mësohet se ata janë mbytur për shkak të dallgëve të forta në det.

"Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia paraprakisht. 

Po ashtu, në edhe në plazhin e Velipojës një pushues nga Kosova humbi jetën.

Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia në njoftimin e parë zyrtar.

 

Të fundit