Flash News

E-TJERA

Mbytet 30-vjeçari në plazhin e Spillesë

Mbytet 30-vjeçari në plazhin e Spillesë

Një 30-vjeçar është mbytur sot në plazhin e Spillesë. Nga informacionet paraprake nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat, por mësohet se viktima është nxjerrë në breg nga vrojtuesit e plazhit.

30-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Më datë 23.08.2022, shtetasi D. Xh., 30 vjeç, duke notuar në plazhin e Spille, dyshohet se është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit