Flash News

E-TJERA

Mbytet në det kapiteni 49-vjeçar i një peshakrexhe në Durrës

Mbytet në det kapiteni 49-vjeçar i një peshakrexhe në
foto ilustruese

Sot është mbytur në Durrës një 49-vjeçar dhe policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialiet A.K, i cili ndodhej në det për peshkim. Kapiteni i peshkarexhës është hedhur në det dhe si pasojë ka humbur dhe jetën.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Kapiteni i një peshkarexhë e cila ndodhej në det për peshkim, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit