Flash News

E-TJERA

Mbytet në lumin Vjosë 62-vjeçari

Mbytet në lumin Vjosë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë Lumit Vjosë.

Sipas policisë 62-vjeçari është gjetur një ditë më parë i pajetë dhe nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, është gjetur pa shenja jete, në lumin Vjosa, shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Këlcyrë. Nga veprimet e para hetimore dyshuar se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Të fundit