Flash News

E-TJERA

Mbytet një person në Palasë, dyshimi i policisë

Mbytet një person në Palasë, dyshimi i policisë

Një person është mbytyr mëngjesin e sotëm në plazhin e Palasës. Viktima është një 53-vjeçar me iniciale F. N.

Policia dyshon se 53-vjeçarit i ka rënë infarkt teksa notonte dhe për pasojë është mbytur.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të fundit