Flash News

E-TJERA

Mbytet një person tek Liqeni Artificial në Tiranë

Mbytet një person tek Liqeni Artificial në Tiranë

Mbytet një person te Liqeni Artificial në Tiranë.

Viktima nuk është identifikuar ende, por sipas të dhënave të para nga policia bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore rreth 70 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05, por ende nuk dihen rrethanat.

“Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ben me dije policia.

 

Të fundit