Flash News

E-TJERA

Mbytja e 3 pjesëtarë të familjes Halilaj në Vilë Bashtovë, Gjykata jep masën për administratorin e plazhit

Mbytja e 3 pjesëtarë të familjes Halilaj në Vilë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest në shtëpi” për administratorin e plazhit në Vilë-Bashtovë, Pëllumb Nika.

Pak ditë më parë në këtë plazh u mbytën 3 pjesëtarë të familjes Halilaj.

Prokuroria ka ngritur ndaj të arrestuarit Pëllumb Nika akuzat “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Shpërdorim detyre”, pasi sipas akuzës me lidhjen e kontratës për të ofruar shërbime në plazh subjekti merr një funksion publik.

Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij ishin vendosur në një nga çadrat e plazhit privat Dream Beach ku u gjetën dhe sendet personale të viktimave.

Mbrojtja e të arrestuarit teksa shprehu keqardhje dhe ngushëllime për familjen e viktimave ngriti pretendime për kryerjen e veprimeve proceduriale nga policia dhe akuza nën efektin emocional të ngjarjes dhe pasojave të saj.

Kontrata e lidhur me bashkinë e Rrogozhinës për 1 777 m2 plazh nga Nika përfundon në vitin 2025.

Të fundit