Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës

Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në Shkodër, pasi një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Ka dyshime se trupi i përket njërës prej vajzave të mbytura. 

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 4 majit. 

Policia ka dyshime se nëna Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur nga ura e Bunës në lumë, ku për pasojë kanë humbur dhe jetën. Kanë qenë kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

Ndërkohë më 3 maj, bashkëshorti i saj bëri denoncimin në polici. Sakaq, dje u gjet trupi i pajetë i vajzës së madhe të Alma Arrazit, 9 vjeçe, e cila u gjet rreth 5 km larg nga ura e Bunës.  

Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës për gjetjen e dy trupave të tjerë, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. 

Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht. 

Të fundit