Flash News

E-TJERA

Mbytja e tre familjarëve në plazh, postimi i fundit i 15-vjeçarit

Mbytja e tre familjarëve në plazh, postimi i fundit i

15-vjeçari i quajtur Rei ishte një nga viktimat e ditës së djeshme, ku së bashku me babanë 50-vjeçari Elvis Halilaj dhe vëllanë e vogël 13 vjeçar u mbyt në plazhin Vilë-Boshtovë.

I mituri shkoi me zell të madh në plazh, por fundi ishte tragjik. Pak orë para ngjarjes së rëndë, ai postoi në 'Instagram' një video ku tregonte plazhin, aty ku iu mor jeta.

Edhe miqtë e Reit kanë shprehur ngushëllime për këtë tragjedi. Ata kanë postuar foto të mikut të tyre duke shkruar 'Rest in peace'.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Shërbimet e Njësisë Policore Detare bënë të ditur se ndërhynë për t’i shpëtuar, por të tre personat kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në zonë u raportua se nuk kishte asnjë roje bregdetare e se ambulanca u vonua për gati 1 orë.

Të fundit