Flash News

E-TJERA

Mbytja e varkës në La Mansh, konfirmon Ministria e Jashtme: Nuk ka viktima me kombësi shqiptare

Mbytja e varkës në La Mansh, konfirmon Ministria e Jashtme: Nuk ka

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka konfirmuar se nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të mërkurë në Kanalin Anglez, ku si pasojë e mbytjes së një varke, humbën jetën 4 emigrantë, nuk ka viktima me kombësi shqiptare, shkruan Euronews Albania,

Ndërkohë,sipas disa informacioneve jo zyrtare, thuhet se një i mbijetuar, është shtetas shqiptar.

Katër persona janë mbytur pasi një varkë me emigrantë u ndodh në vështirësi teksa po kalonte Kanalin Anglez.

Deri tani është raportuar se 43 persona janë shpëtuar, 30 prej të cilëve ndodheshin në ujë në një operacion madhor kërkim-shpëtimi u zhvillua në ujërat mes lokalitetit të Kentit dhe Francës, nën kushte të vështira moti.

Episodi i rëndë vjen një ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak njoftoi strategjinë e re për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm përmes La Manshit, duke e vënë theksin tek fluksi i emigrantëve shqiptarë.

 

Të fundit