Flash News

E-TJERA

“Mcgonigal i lidhur me Gazprom”, Crawford: Ai punoi me Ramën për t’u hequr naftën amerikanëve

“Mcgonigal i lidhur me Gazprom”, Crawford: Ai punoi me Ramën

Në emisionin e tij investigativ “Narativ”, ish-agjenti i FBI-së është i lidhur me kompaninë Gazprom të naftës ruse dhe ka punuar që fushat e naftës që ishin marrë nga kompanitë amerikane, të kalonin në duart e rusëve.

Për të folur për këtë gjë ishte i ftuar kryetari emeritus i Dhomës Amerikanë të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford.  Ai bëri disa rrëfime të forta, duke treguar se si fushat e naftës iu hoqën amerikanëve për të kaluar në duart e rusëve të Gazprom.

Përpjekjet për të bërë këtë gjë kanë filluar që në vitin 2016 dhe më pas nisën të konkretizoheshin në vitin 2017.

Crawford thekson se ata e dinin se këto ishin kompani të Gazprom, por situata u bë më e qartë kur një kompani shqiptare, e quajtur Transoil dhe e përfaqësuar nga Shefqet Dizdari, i dërgoi një letër kompanisë Gazprom.

“Në letrën e Shefqet Dizdarit, i cili i shkruan kompanisë Gazprom, thuhet: Hej djema, ju rusët po tentoni të merrni fushat përmes lidhjeve tuaja në Austri. Pse po e bëni këtë, kur ne jemi përfaqësuesit tuaj këtu. Pse përdorni të tjerët, kur ne jemi përfaqësuesit zyrtarë të Gazprom. Ky është Dizdari që më vonë del si partner me McGonigal, Rossini-n dhe Personin A, Agron Neza."

“McGonigal u shfaq pikërisht në kohën kur ishim në mesin e arbitrazhit. Pyetja që lind është se pse rusët janë të interesuar për këto fusha nafte të vogla në Shqipëri dhe pse janë të interesuar ata të kompromentojnë zyrtarët amerikanë për të hyrë në Shqipëri?” tha ai.

“Mcgonigal i lidhur me Gazprom”, Crawford: Ai punoi me Ramën

 

Të fundit