
Flash News
Sara Mila, ‘fenomeni i çuditshëm’ i zgjedhjeve të Elbasanit
Nga Talo Çela dhe Vis Martinaj, SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim dosjen 'Plumbi i Artë'
Kur Kristiani luan me dy porta...i troket SPAK te porta
Makina përplas për vdekje këmbësoren në Kavajë
Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen sot
Më 1 qershor 2022 hynë në fuqi ndryshimet ligjore, BIRN: Beteja me plastikën mbetet në vendnumëro
Më 1 qershor 2022 hynë në fuqi ndryshimet ligjore që ndalonin përdorimin e një kategorie qesesh plastike të pariciklueshme, por dhjetë muaj më pas, duket se gjithçka është kthyer si më parë.
Një vëzhgim i këtij reporteri në disa tregje në Tiranë gjeti se në shumicën e tyre shihen të varura qese plastike njëpërdorimshme, të cilat janë të ndaluara të qarkullojnë në treg. Po ashtu, një sondazh nga organizata “Qëndresa Qytetare” me 300 të anketuar në tetor 2022, gjeti se 70 për qind e tyre vijonin të përdornin qeset plastike, edhe pse kostoja e blerjes së tyre ishte rritur.
Ndryshimet ligjore për qeset plastike u mirëpritën nga ambientalistët, të cilët bëjnë thirrje për zbatimin e tyre.
“Neglizhenca e autoriteteve në zbatimin e ligjit ka bërë që tregtarët t’i rifusin sërish në qarkullim,” tha ambientalisti Lavdosh Ferruni për BIRN.
Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se ndryshimet ligjore nuk janë shoqëruar me masa konkrete dhe ndëshkimet kanë qenë minimale.
E pyetur nga BIRN për zbatimin e ndryshimeve ligjore, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha se po priste rezultatet e një inspektimi në terren.
“Aktualisht po vijon inspektimi nga Task-Forca në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nga institucionet e përcaktuara në Urdhër, deri më datë 1 Tetor 2023, në të cilën do të hartohet raporti mbi problematikat dhe progresin e zbatimit të legjislacionit në fuqi,” tha Ministria në një përgjigje me shkrim.
Ndërsa Inspektoratit Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, institucion i ngarkuar nga ligji për zbatimin e ndryshimeve ligjore, bëri me dije se kishte kryer 2584 verifikime në terren dhe kishte gjetur vetëm 4 shkelje.
Sipas Inspektoratit, katër bizneset janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa janë sekuestruar rreth 170 kilogramë qese plastike që prej hyrjes në fuqi të ligjit.
Ndotja e shkaktuar nga plastika është një ndër problemet kryesore mjedisore në Shqipëri, ku sipas Planit Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve, prodhohen 198 ton mbetje plastike në ditë me densitet të ulët dhe 111 ton mbetje plastike në ditë me densitet të lartë.
Megjithatë, tregtarë të ndryshëm i thanë BIRN se situata nuk kishte ndryshuar për shkak të mungesës së penaliteteve.
“Zbatimi i ligjit u bë vetëm në muajt e parë, pasi pati dhe kontrolle. Por kur kuptuam se gjoba nuk po vendoseshin dhe kontrolle nuk kishte më, qeset plastike u rihodhën sërish në treg,” tha një tregtar fruta-perimesh.
Ai shtoi se qeset njëpërdorimshme ishin të lira dhe mund të jepeshin falas dhe se qytetarët nuk preferonin t’i blinin qeset. Sipas tij, kudo mund të blesh qese, që sipas ligjit janë të ndaluara.
Edhe qytetarët tregojnë se qese mund të gjesh kudo. “Në çdo dyqan të vogël gjen qese, vetëm te marketet e mëdha nuk i japin pa lekë,” tha një pensioniste. Ajo tregoi se blerjen e frutave dhe perimeve e bën në ato dyqane ku ka qese falas.
Qeset plastike janë vetëm një ndër zërat e shumtë të plastikës që kontribuojnë në ndotjen e vendit, por Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i tha BIRN se deri tani nuk ka asnjë nismë për të vendosur ndalimin e plastikave të tjera.
“Për produktet si shishet e ujit, qumështit etj. apo edhe ambalazhimin e produkteve ushqimore, nuk ka nismë për ndalimin e tyre në vendin tonë,” u përgjigj ministria.
Ndryshe nga Ministria, ambjentalisti Lavdosh Ferruni thotë se qeveria duhet të avancojë me ndalimin e produkteve të tjera të plastikës si një vizion afatgjatë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
“Tani do duhet të kishim ndalimin e plastikëve njëpërdorimshme, si pjata, pirunj, lugë etj. Fakti është se aktualisht kemi shkuar në pikën zero në betejën me plastikat,” përfundoi ai/Reporter.al
Të fundit




Kur Kristiani luan me dy porta...i troket SPAK te porta
15 Maj 2025, 10:57
Mbërrin në Presidencë kryeministri britanik, pritet nga Begaj
15 Maj 2025, 10:48

Axhenda e Samitit të BE/ Cilët janë liderët që vijnë në Tiranë më 16 maj?
15 Maj 2025, 10:14
Makina përplas për vdekje këmbësoren në Kavajë
15 Maj 2025, 09:53
Analiza: Fitorja absolute e PS, më pak vota, më shumë mandate
15 Maj 2025, 09:34

Kandidatët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen dot në Kuvend
15 Maj 2025, 09:07
Vijon numërimi i votave të diasporës, si renditen forcat politike
15 Maj 2025, 08:51

Shqipëria voton, formula vendos
15 Maj 2025, 08:31
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
15 Maj 2025, 08:13
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
15 Maj 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Maj 2025, 07:46

Bardhi: Nuk kam asnjë koment për humbjen e zgjedhjeve
14 Maj 2025, 22:35

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë
14 Maj 2025, 22:00
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
14 Maj 2025, 21:43



Mziu pas humbjes: Një votë u ble 300 euro,. policia dhe drejtësia nuk reagoi
14 Maj 2025, 20:59

Balliu: Kjo humbje na prek të gjithëve, do shikojmë ku çalojmë
14 Maj 2025, 20:32



Ish diplomati: Samiti i BE-së, mjet propagandistik i PS
14 Maj 2025, 19:38


Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
14 Maj 2025, 18:46
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
14 Maj 2025, 18:42






Lapajt reagon pasi siguroi 1 mandat: Do u bëj të mallkoni veten
14 Maj 2025, 17:13

‘Kemi qeverinë që meritojmë’: Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve
14 Maj 2025, 16:49


Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, si paraqitet rezultati
14 Maj 2025, 16:13


Zgjedhjet në Shqipëri, DW: Ruajtje e pushtetit me mjete të dyshimta?
14 Maj 2025, 15:43

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu
14 Maj 2025, 15:22
SHBA-të nuk duhet t’i njohin zgjedhjet e manipuluara në Shqipëri
14 Maj 2025, 15:18


Berisha vlerëson raportin e OSBE: I kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet
14 Maj 2025, 14:45


SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, disa të shoqëruar për krime zgjedhore
14 Maj 2025, 14:05
Ky lloj ushqimi mund të rrisë rrezikun e një sëmundjeje vdekjeprurëse
14 Maj 2025, 13:54


BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
14 Maj 2025, 13:30

Ndahet nga jeta presidenti më i varfër në botë
14 Maj 2025, 13:10

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim ankimimin e Arbër Veliajt
14 Maj 2025, 12:52

Rrëmbim dhe kanosje në Astir, arrestohet një 29-vjeçar
14 Maj 2025, 12:34

Deputete në Parlament, edhe Zegjineja e 'Facebook-ut'
14 Maj 2025, 12:16
Vota e diasporës, Nuri: Punë e bërë nga patronazhimet, hije të forta dyshimi
14 Maj 2025, 12:07

Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, policia reagim zyrtar
14 Maj 2025, 11:41
Gafë apo manipulim?! Zarfat e diasporës në Kukës shtohen duke u numëruar
14 Maj 2025, 11:29

“Mbrojmë votën”, Berisha zbulon sloganin e protestës së 16 Majit
14 Maj 2025, 11:11
Krimi zgjedhor/ SPAK publikon shifrat: U arrestuan 7 persona
14 Maj 2025, 11:03
Aksident te Shkalla e Tujanit, humbin jetën dy të rinj
14 Maj 2025, 10:51

“PS merr 84 mandate”, si e paralajmëroi Open Data rezultatin e 11 Majit?
14 Maj 2025, 10:28

Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Dan Hutrën, vrasësin serial të grave
14 Maj 2025, 10:10
Lista e deputetëve që çon Elbasani në Kuvend
14 Maj 2025, 10:01
“Zjerm” çon Shqipërinë në finalen e Eurovision 2025
14 Maj 2025, 09:50

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit
14 Maj 2025, 09:31
Rama mban sot fjalim në sheshin Skënderbej
14 Maj 2025, 09:31

Shkëlqim Shehu fiton mandatin, më i votuari në Kukës nga PD
14 Maj 2025, 09:11
Votat për kandidatët, emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend në Lezhë
14 Maj 2025, 09:03

Si u vodh vota në Londër? Hasjani e tregon live
14 Maj 2025, 08:37
Numërohen rreth 80 mijë zarfe nga diaspora, rezultatet deri tani
14 Maj 2025, 08:30
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
14 Maj 2025, 08:13

Përplasen 4 makina në Tiranë, pas aksidentit drejtuesit përleshen me leva
14 Maj 2025, 07:58
Parashikimi i motit për ditën e sotme
14 Maj 2025, 07:40