Flash News

E-TJERA

“Me 11 kandidatë në 14 maj”, Majlinda Bregu: Kryetar s’të bën vula. Partia dhuratë e Bashës i shkoi Alibeajt dhe ja ku jemi

“Me 11 kandidatë në 14 maj”, Majlinda Bregu: Kryetar

Ish-ministrja dhe ish deputetja e PD në qeverinë ‘Berisha’, Majlinda Bregu ka komentuar situatën në PD, e konkretisht përçarjen mes dy kampeve në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

Duke folur për ABC, Bregu pranon se parashikimi i saj nuk ka shkuar deri aty sa të mendonte që Partia që solli pluralizmin në vend, do të arrinte në ditën që të regjistronte vetëm 11 kandidatë për 14 majin.

“Deri diku besoja se ajo le të themi, ose ai shembull i ke i dhënë, kur Lulzim Basha mori një parti dhuratë dhe nuk diti të menaxhonte, përveçse e shkatërroi dhe nuk diti ta menaxhonte, do ndalej me të, por partia dhuratë e Lulzim Bashës i shkoi Enkelejd Alibeajt dhe ja ku jemi”, tha Bregu.

 Ish-ministrja e integrimit, nuk mban anë në debatin mes dy kampeve, por sheh një dritë në fund të tunelit.

“Nuk të bën kryetar logo sikurse nuk të bën as vetëm vula, por ky nuk është problemi për të gjetur fajtorin sot, ky nuk është problemi që ti nuk je i zoti, problemet janë aq të mëdha në PD, të strukturuara vit pas viti sa sot është tërësisht e vështirë dhe me sa duket fatkeqësisht duhet të bëhet akoma më keq për t’u bërë mirë”, u shpreh ajo.

 

Të fundit