All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Me 22 kg kanabis në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

All - Paragraf - 1

Me 22 kg kanabis në banesë, arrestohet 48-vjeçari në

Një 48-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi mbate në shtëpi lëndë narkotike të përgatitur për shitje.

All - Paragraf - 3

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 48-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako.

Po ashtu u sekuestrua edhe 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Posedonte në banesë lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj, vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohet 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Big Circles", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. Xh., 48 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan punën me qëllim lokalizimin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e lëndës narkotike së bashku me 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim.

Të fundit