Flash News

E-TJERA

Me 2.4 kg eksploziv në “Benz”, arrestohet pasagjeri, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Kukës

Me 2.4 kg eksploziv në “Benz”, arrestohet pasagjeri, shpallet

Policia ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi në mjetin tip “Benz” me të cilin shtetasit po udhëtonin është sekuestruar një sasi prej 2.4 kg lëndë plasës eksploziv.

Sipas policisë, është arrestuar shtetasit K. N., 31 vjeç i cili ishte pasagjer në mjet, ndërsa ka shpallur në kërkim Sh. R., 30 vjeç. Materialet hetimore kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake apo lëndëve plasëse", kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Kukës

Qarkullonte me lëndë eksplozive me vete, shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Vihet në pranga bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve plasëse, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative se në një mjet kishte lëndë plasëse eksploziv, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip "Benz” me të cilin udhëtonin shtetasit K. N. dhe Sh. R.

Drejtuesi i mjetit shtetasi, Sh. R., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. R., 30 vjeç, banues në fshatin Qinamak dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake apo lëndëve plasëse", kryer në bashkëpunim.

 

Të fundit