Flash News

E-TJERA

Me 60 kg kanabis të ngarkuar, armë dhe 2 mijë euro, arrestohen dy shqiptarët; i 'tradhtoi' aksidenti

Me 60 kg kanabis të ngarkuar, armë dhe 2 mijë euro, arrestohen dy
Foto Ilustruese

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi u kapën me 60 kg kanabis në afërsi të Meçovës në Janinë.

Mësohet se, shtetasit Dritan.S 30-vjeç dhe Foti M. 28-vjeç, po udhëtonin me një motoçikletë kur pësuan aksident. Ata u pikasën nga policia greke në kryqëzimin e Kallpaqit me motoçikletën pa targa, e cila u afrua që t’i ndihmonte, por vuri re se u larguan me shpejtësi nga vendngjarja nga një bashkëpunëtor i tyre.

Më pas policia i ndoqi shqiptarët por ata u ndihmuan nga një tjetër bashkëpuntor që ishte para tyre me një autoveture. Kjo lëvizje e dyshimtë e shqiptarëve, bëri që policia t’i ndiqte pas, duke i ndaluar. Pas kontrollit shqiptarëve iu gjetën 60 kg kanabis, një pistoletë dhe 2 mijë euro. Më pas u ndalua në Janinë dhe bashkëpuntori i tyre.

Të fundit