Flash News

E-TJERA

Me 8 emigrantë në bord, anija ‘Libra’ niset drejt Shqipërisë

Me 8 emigrantë në bord, anija ‘Libra’ niset drejt

Anija Libra është nisur sërish drejt Shqipërisë, për të transportuar emigrantët që kërkojnë të hyjnë në territorin italian ilegalisht.

‘La Repubblica’ njofton se në bordin e anijes janë tetë emigrantë. Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë e moshuar dhe me shëndet të dobët.

Kujtojmë se anija ushtarake ‘Libra’ ka një kapacitet për transportin e rreth 200 pasagjerëve, por se janë të paktë ata emigrantë që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.

Të fundit