Flash News

E-TJERA

Me arsenal armësh në shtëpi, arrestohet inspektori i bashkisë së Elbasanit

Me arsenal armësh në shtëpi, arrestohet inspektori i

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga Gentian Dukën, 44 vjeç, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake.  

Në sajë të operacionit policor të koduar “Kral”, për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo  i mbajnë në banesë pa leje, iu gjet në banesë një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak e sende të tjera të kundraligjshme.

Mësohet se Duka punon si Inspektor në Drejtorinë e Tatimeve në Bashkinë e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në  informacionet e  siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen me metoda proaktive, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kral”  në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Gntian Duka, 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”  Elbasan.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44 vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë  luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti, 0një thikë dhe 7 karikatorë.

Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t'u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje  kriminale të ndodhura më parë.

Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore  Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe  prodhimi i armëve,  armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"

Të fundit