Flash News

E-TJERA

“Me Bashën nuk kam pirë asnjë kafe, me Ramën kemi luajtur si aktorë”, Asqeriu: Duhet rotacion politik

“Me Bashën nuk kam pirë asnjë kafe, me Ramën kemi
Bujar Asqeriu

Aktori Bujar Asqeriu ka folur për dy kandidatët për kryeministër, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën dhe se kë emër ai dëshiron të drejtojë vendin pas 25 prillit.

Ai tha në “Kjo javë” se simpatizon Bashën, duke veçuar edhe cilësitë që e tërheqin tek ai.

Asqeriu thekson se sot 40 për qind e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa vlerësoi se vendi ka nevojë për rotacion politik.

“Unë as nuk e kam takuar asnjëherë Bashën, kurse me Ramën kam luajtur film. Asnjë bisedë nuk e kam bërë, por kam bindjet e mia dhe nuk më ushtron dot presion. Unë merrem me njeriun, sa shikon ky njeri, mënyrën si mendon ky njeri, ky tallet me ne apo jo. Duhet të jetë i sinqertë, mos i gënjejnë shqiptarët.

40 për qind e shqiptarëve jetojnë në varfëri, boll më. Unë shikoj tek Basha, më pëlqen qetësia. Basha është i qetë, artikulon bukur, më duket i sinqertë. Shqipërinë nuk e ndryshon një njeri, janë stafe të tëra dhe secili duhet të bëjë punën e tyre. Sot, njerëzit në zyra qëndrojnë këmbë mbi këmbë. Politikanët duhet të tregojnë xhepat. Të fitojë zotësia. Rotacioni politik i bën shëndet dhe është jetik për fatet e vendit”, tha Asqeriu.

Të fundit