Flash News

E-TJERA

“Më bëni çfarë të doni”, Gjykata e Korçës lë në burg Bledar Trëndafilin

“Më bëni çfarë të doni”, Gjykata e

Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili u arrestua pasi dogji bashkëshorten e tij.

Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë.

Gjatë seancës gjyqësore, Trëndafili shprehu pendesë për veprimin e tij, duke u shfaqur i përlotur sipas asaj që raportohet. Ai u shpreh se veprimi i tij ishte kryer në një gjendje të rënduar psikologjike, duke theksuar se ndjehej i ndarë nga fëmijët e tij, për shkak të problemeve me gruan.

 “E di që kam bërë gabim, më bëni çfarë të doni”, tha ai në gjykatë.

Trëndafili akuzohet për veprime që kanë sjellë pasoja të rënda dhe, sipas tij, veprimi i tij ishte një reagim ndaj tradhtisë së pretenduar nga ana e gruas.

Rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa bashkëshortja e tij ka qenë duke u kthyer nga puna, Trëndafili ka hedhur benzinë drejt saj dhe më pasi i ka vënë flakën.

31-vjeçarja u ndalua nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci pak metra larg banesës ku jetonte me nënën e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes.

 

Të fundit