Flash News

E-TJERA

Me defibrilator në zemër, Christian Eriksen i rikthehet fushës së Premier League

Me defibrilator në zemër, Christian Eriksen i rikthehet fushës

Pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të problemeve në zemër, Christian Eriksen do të rikthehet në Premier League.

Mesfushori ka lidhur një kontratë 6-mujore me opsion rinovimi një vjeçar me Brentford. Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra angleze.

Eriksen do të luajë në fushën e Premier League me defibrilator të implantuar në zemër, duke u bërë kështu i pari lojtar që pranon të rikthehet në fushë në gjendje të tillë.

Kujtojmë se 29-vjeçari në 12 qershor kur luhej sfida Danimarkë-Finlandë për Euro 2020, në fund të pjesës së parë të ndeshjes, pësoi një infarkt kardiak. Për disa minuta Eriksen qëndroi i palëvizur, teksa pas një mesazhi kardiak mjekët arritën ta mbajnë në jetë.

Të fundit