Flash News

E-TJERA

Me dëmtime të shumta, gjendet në det trupi i pajetë i një shqiptari

Me dëmtime të shumta, gjendet në det trupi i pajetë i

Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet në det mbrëmjen e së shtunës në zonën e Ostias.

Sipas mediave italiane, ai kishte lëndime të rënda, brinjë të thyera dhe pneumoni të shkaktuar nga thithja e ujit të detit.

Ai u dërgua fillimisht në spitalin Grassi në Ostia.

Por më pas duke marrë parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore, ai u transferua në Spitalin San Camillo në Romë.

Policia po heton rastin.

Dyshimet e para janë se ai ka rrëshkitur në zonën e gurëve, ku ka pak ujë.

Gjithsesi pritet që ai të merret në pyetje për të zbardhur se çfarë ka ndodhur.

Të fundit