Flash News

E-TJERA

Me diell dhe temperatura deri në 23 gradë, si parashikohet moti në fundjavë

Me diell dhe temperatura deri në 23 gradë, si parashikohet moti

Fundjava që presim përpara parashikohet me mot të qëndrueshëm si dhe orë të plota me diell pasi vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike dhe masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak sot moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Edhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët (me diell) por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të larta dhe transparente. Në orët e vona të ditës së Diel vranësirat bëhen të dendura duke nisur nga zona e jugperëndimit shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe intensitet të ulët.

Era për këtë fundjavë do të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i jugut ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era arrinë shpejtësi deri në 5-7m/s.

Me diell dhe temperatura deri në 23 gradë, si parashikohet motiMe diell dhe temperatura deri në 23 gradë, si parashikohet moti

 

Të fundit