Flash News

E-TJERA

Me diell dhe temperatura pranverore, si parashikohet moti në fundjavë

Me diell dhe temperatura pranverore, si parashikohet moti në fundjavë

Pas disa ditësh të ftohta dhe moti të paqëndrueshëm, ditët që presim do të jenë plot diell si dhe temperatura pranverore edhe pse ende në stinën e dimrit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Për shkak të orëve me diell dhe masave ajrore më të ngrohta (krahasuar me ato të ditëve të fundit), për fundjavën parashikohet rritje e temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës të cilat parashikohen të prekin vlerat 21-22 grad celcius.

Përkeqësimi i motit pritet ditën e Diel. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në veri dhe qendër reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Sa i përket erës, për këto tre ditë ajo do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-5 m/s dhe drejtim kryesor veriperëndim dhe juglindje.

Me diell dhe temperatura pranverore, si parashikohet moti në fundjavëMe diell dhe temperatura pranverore, si parashikohet moti në fundjavë

Të fundit