Flash News

E-TJERA

Me duart mbi kokë, protestuesit shtrihen para kryeministrisë. Çfarë duan të përcjellin me këtë gjest

Me duart mbi kokë, protestuesit shtrihen para kryeministrisë.

Protestuesit janë ndalur momentalisht para kryeministrisë. Në ditën e pestë të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, protestuesit kanë qenë të paqtë sot dhe nuk kanë treguar në asnjë moment dhune ndaj pronës publike apo dhe efektivëve të policisë.

Një gjest shumë domethënës është bërë nga ana e protestuesve të cilët janë shtrirë në tokë me duart pas kokës, përballë kryeministrisë.

Ky gjest simbolizon vrasjen e një të riu nga një polic - veprim që ka sjellë një reagim të ashpër të qytetarëve, të cilit prej 5 ditësh protestojnë duke kërkuar drejtësi.

 

Të fundit