Flash News

E-TJERA

"Më duket e pazakontë", Abazi: Balla nuk e përmendi gjenocidin serb, Rama thotë të mos shikojmë nga e kaluara

"Më duket e pazakontë", Abazi: Balla nuk e përmendi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi e ka cilësuar të pazakontë faktin që Taulant Balla në cilësinë e numrit 2 të PS, dje në Kuvend nuk foli asgjë për krimet në Kosovë, aq më pak të përmendte fjalën gjenocid.

"Së pari ia vlen të theksojmë pse është kaq e rëndësishm të insistojmë te kjo rezolutë që do të çojë drejt njohjes së gjenocidit serb në Kosovë.

Genocidi i kalon krimet e luftës, masakrës, është një kategori do ta vinte përpara përgjegjësisë Serbinë për krimet që ka bërë në Kosovë.

Unë kam reaguar dje menjëherë pas seancës. Më ka çuditur sigurisht qëndrimi i Taulant Ballës. Aty u pronocnau edhe 2-3 deputetë për rezolutën për njohjen e krimeve serbe në Kosovë, si gjenocid Kur mori fjalën Ballën, nuk përmendi as fjalën gjenocid as krime në Kosovë. Kujtoj që nëse Shqipëria do ta bënte, do ishte shteti i parë në OKB që njeh dhe dënon genocidin e Serbisë ndaj popullsisë kosovare", tha Abazi në "A Show".

Të fundit