Flash News

E-TJERA

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, i kapur duke transportuar lëndë narkotike në Unazë të Madhe. Në pranga ka rënë shtetasi Vilson Shima, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, ai u ndalua nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjet në Unazë të Madhe.

Gjatë kontrollit në mjet, efektivët gjetën dhe sekuestruan 10 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila dyshohet se ishte destinuar për shitje.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e 42-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciatorë dhe municion luftarak.

Të fundit