Flash News

E-TJERA

Më e lartë në 14 maj, pjesëmarrja deri tani për zgjedhjet në Rrogozhinë

Më e lartë në 14 maj, pjesëmarrja deri tani për

Zbardhet rezultati i pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme që zhvillohen sot për bashkinë Rrogozhinë.

Sipas të dhënave nga KQZ, deri në orën 15.00 kanë marrë pjesë 30.69% të votuesve, shifër kjo më e lartë se në 14 maj.

Më e lartë në 14 maj, pjesëmarrja deri tani për

Në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote, por ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit. Në garë për kreun e ri të bashkisë janë dy kandidatët Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendosën se do të ripërsëriten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm. Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut, dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100.

 

Të fundit