Flash News

E-TJERA

“Me e-mail propozimet për president”, analisti-Ballës: Edhe ‘Big Brother’ kishte më shumë seriozitet!

“Me e-mail propozimet për president”, analisti-Ballës:

Politologu Afrim Krasniqi e ka cilësuar fyese deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kur tha se do të pranohen me e-mail propozime për presidentin e ardhshëm nga qytetarë dhe organizata të Shoqërisë Civile. 

I pranishëm në konsultën me mazhorancën, Krasniqi tha se se Shoqëria Civile e ka të pamundur të propozojë një kandidat për president, pasi Kushtetuta thekson që presidenti mund të propozohet vetëm me 20 vota nga Kuvendi.

“Na thoni na dërgoni në e-mailin e partisë një emër, edhe Big Brother kishte më shumë seriozitet. Presidenti është fytyra e shtetit shqiptar. Unë e vlerësoj konsultimin dhe mendoj se është pozitive ajo që ju thatë që duhet të diskutohet për kriteret dhe ajo çfarë pritet. Mosha mbi 40 vjeç është kriter formal.

Në krahasim me procedurën e tranzicionit ne kemi bërë prapakthehu. E shoh pozitive, se në fund fare mund të mblidheshit dhe ta zgjidhnit me 71 vota. Por e drejta jonë për të propozuar na ndalohet me Kushtetutë. Kushtetuta thotë që presidenti propozohet me 20 vota. Këtu fillon dhe mbaron gjithçka”, u shpreh Krasniqi.

 

Të fundit