Flash News

E-TJERA

"Më është fikur dera e shtëpisë", flet babai i dy djemëve të vrarë në Velipojë: Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh

"Më është fikur dera e shtëpisë", flet babai

Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Kështu ka thënë për mediat babai i dy vëllezërve që mbetën të vrarë gjatë konfliktit me armë në Velipojë. Viktimat janë Xhovani Gocaj 25-vjeç dhe Edmond Gocaj 38-vjeç.

Babai i tyre, Pjetër Gocaj tha se tregon se i kanë vrarë fillimisht djalin e madh, i cili ishte kthyer nga Anglia për të punuar në Velipojë dhe pastaj i kanë qëlluar djalin e vogël.

“Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumente angleze,  i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë tek dera e shtëpisë. Uroj mos t’i ndodhë më askujt”, deklaron ai.

Pjetër Gocaj thotë se konflikti ka ndodhur për hapësirën e shezlongëve dhe se ende nuk ishte bërë ndarja nga autoritetet përkatëse se kush do i merrte këtë vit.

“Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos t’i ndodhë askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezllone. Më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë.

Çfarë më duhet jeta më. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezllonët, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezllonet sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi”, shton Pjetër Gocaj.

Të fundit