Flash News

E-TJERA

Me fenelina policie për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Me fenelina policie për të shmangur kontrollet, arrestohet

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Peqini. Ai u lokalizua në fshatin Bradashesh, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, në pjesën e përparme të të cilit kishte vendosur fenelina të ngjashme me ato të Policisë.

Qëllimi i përdorimit të tyre ishte kamuflimi si mjet zyrtar dhe shmangia e kontrolleve nga shërbimet e rendit.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me fishekë.

Armën, fenelinat dhe automjetin e përdorur, Policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale.

Të fundit