Flash News

E-TJERA

“Më grisi xhupin, unë mezi qëndroj në këmbë”, zbardhet dëshmia e Princ Lekës dhe Gjergj Zaharisë

“Më grisi xhupin, unë mezi qëndroj në

Princ Leka dhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia, kanë denoncuar njërit-tjetrin për dhunë. I pari ishte Princ Leka i cili kallëzoi ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia, dhe babanë e saj për dhunë.

Në dëshminë e tij, Princ Leka ka thënë se Gjergj Zaharia fillimisht e ka ofenduar dhe më pas e ka sulmuar fizikisht duke e gjuajtur me një statujë druri në prani të vajzës, Geraldinës.

“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time te moshës 3-vjeçari, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administratës se Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Me pas unë i kam kërkuar Syles që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time te vogël Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të-ish bashkëshortes shtetasit Gjergj Zaharia.

Në këtë momente unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë; t’i duhet të ndërosh rrugën kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situatë ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos me ofendoj e kërcënoj, sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar qe ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.

Në këto momente situata ka agravuar. Shtetasi Gjergj Zaharia me është afruar duke me shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qene vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, ka deklaruar Princi Leka.

Ndërsa në dëshminë e tij para policëve, Gjergji shprehet se “ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin e cili është 2 metra i gjatë”. Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia.

Të fundit