Flash News

E-TJERA

‘Më habit qetësia jote’/ Demokratja kritikon ministren e Bujqësisë: Fermerët kanë lënë punën, ti rri ulur

‘Më habit qetësia jote’/ Demokratja kritikon ministren e

Fermerët vendosën që sot të protestonin para Kuvendit, në një kohë ku brenda po zhvillohej seanca për miratimin e buxhetit 2022 dhe Paketën Fiskale. Kryeministri Rama i ftoi fermerët në një bashkëbisedim, nga ku dolën pa përgjigje, por me pretimin e një takimi.

Deputetja e opozitës Ilda Dhori ka kritikuar qëndrimin e ministres së Bujqësisë Frida Krifca. Dhori i kërkoi ministres të sqaronte se çfarë parashikon buxheti për fermerët dhe se si do të shpërndahet ai mbi ta.

“Më habit qetësia me të cilën Ministrja e Bujqësisë qëndron e ulur në karrigen e saj ndërkohë që jashtë fermerët e Divjakës, Lushnjes dhe Muyzeqesë janë aty dhe kërkojnë të drejtat e tyre. Ndoshta nuk janë në numër aq sa kanë qenë në rrugët e Lushnjes dhe Divjakës ditë më parë por është simbolike prania e tyre, sot kanë lënë ditën e punës dhe përfaqësojnë qindra dhe mijëra fermerë shqiptarë që sot do të dëmtohen nga miratimi i paketës fiskale dhe buxhetit 2022 që synon të dëmtojë të vetmit njerëz të pambrojtur që gjithmonë i kanë dhënë këtij shteti dhe asnjëherë nuk kanë marrë gjë në këmbim. E ftoj zonjën Ministre të shpjegojë ose të flasë së çfarë parashikon buxheti, ku do të shkojnë dhe si do tu shpërndahen fermerëve”, tha Dhori.

Të fundit