Flash News

E-TJERA

“Më jep 10 mijë euro ose të vras”/ Ekstradohet drejt Shqipërisë, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar për kanosje

“Më jep 10 mijë euro ose të vras”/ Ekstradohet drejt
Foto Ilustruese

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë.

Sipas informacioneve, B. A., 36 vjeç dyshohet se në datën 24.03.2017 ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës shtetasin B. A, duke e kërcënuar se do të vriste nëse nuk i jepte 10 mijë euro brenda dy muajve.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, 36-vjeçari.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimi vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

B. A., 36 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 24.03.2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, shtetasi B. A. dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, shtetasin E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro.

 

Të fundit