Flash News

E-TJERA

“Më ka bërë shumë përshtypje”, Erla Mëhilli: Kush është personi që ka influencë të madhe te Edi Rama

“Më ka bërë shumë përshtypje”, Erla

Erla Mëhilli, ish zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha për 12 vjet ka dhënë detaje mbi intervistat e saj, ndërsa prej kohësh drejton emisionin ‘Now’ në Euronews Albania.

E pyetur se sa ndikon njohja që ka me Berishën për ta pasur në programin e saj, ajo tha se “Në marrëdhënien time me doktorin nuk mund të më hyj askush në mes sepse kam qenë 12 vjet zëdhënësja e Sali Berishës. Dhe sigurisht që kur vjen puna për të zgjedhur Sali Berisha do më zgjedhë mua përpara se këdo tjetër”.

Ndërkohë që për bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën ajo tha se ka një ndikim shumë të madh tek ai dhe këtë e ka vërtetuar pas një takimi që kanë pasur së fundmi.

“Mbas shumë vitesh që e kam ritakuar, më saktë vjet në një drekë krejt të rastësishme mbante mend me detaje çdo gjë nga ajo kohë dhe herën e fundit kur ishim parë. Nga vitit 2012 në një aktivitet që ka qenë për 100 vjetorin e Shqipëri deri vjet kanë kaluar gjithë ato vite dhe më kishte ndjekur, më ka bërë shumë përshtypje.

Realisht kur thotë kryeministri që është ana e saj më e mirë, besoj që ka, duhet të ketë një ndikim shumë të madh të ai. Mbas këtij takimi të fundit besoj Linda ka një influencë të madhe tek ai”, tha Mëhilli.


 

 

Të fundit