Flash News

E-TJERA

"Më ka mbajtur të mbyllur", akuzohet se abuzoi sek*ualisht me një të mitur, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

"Më ka mbajtur të mbyllur", akuzohet se abuzoi sek*ualisht

Një 60-vjeçar është ndaluar për shkak se dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. Mësohet se ka qenë vetë vajza 16-vjeçare që ka denoncuar në polici për rastin në fjalë.

Vajza pretendon që në kohën kur ishte 15 vjeçe pretendon se para 3 muajsh 60-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të përmes dhunës.

Sipas pretendimeve të vajzës nëpërmjet dhunës 60-vjeçari e ka futur në një banesë ne fshatin Vrap dhe ka abuzuar me të si dhe e ka mbajtur të mbyllur për disa orë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit