Flash News

E-TJERA

“Më ka zgjedhur i vëllai”, avokati i Talo Çelës: S’kam asnjë telefonatë nga ai, nuk e kam takuar

“Më ka zgjedhur i vëllai”, avokati i Talo

Sot është zhvilluar seanca për grabitjen në Rinas, ku një ndër të dyshuarit për përfshirje është edhe i shumëkërkuari, Talo Çela.

Në përfundim të seancës, avokati i Çelës, deklaroi se nuk e ka takuar kurrë Talon dhe s’e nuk ka marrë asnjë telefonatë nga ai. Sipas avokatit, prokurën e çështjes së Rinasit ia ka përcaktuar i vëllai i Çelës, i cili aktualisht nuk jeton më.

Avokati hodhi poshtë akuzat që Talo Çela të ketë qenë i përfshirë në grabitjen e Rinasit, duke shtuar se ka prova që Talo Çela ka qenë pranë Liqenit të Thatë.

“Nuk kam asnjë kontakt, po ta dija do ta kontaktoja, prokurën ma ka përcaktuar vëllai i tij që aktualisht nuk jeton më. Me Talo Çelën jo vetëm që se kam takuar, por s’kam asnjë telefonatë. Jam zgjedhur me dëshirën e vëllait të Talo Çelës. Këto janë çështje që do gjykohen, do merren prova dhe më pas do  vendoset. Sipas meje nuk ka qenë në grabitje, nuk ka prova që kanë qenë në grabitje, në atë datë ka prova se ka qenë te Liqeni i Thatë. Berberin e kërkova sepse ai pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë duke u qethur ai”, u shpreh ai.

Pak ditë më parë, gazetari Artan Hoxha hodhi dyshime se Talo Çela mund të jetë ekzekutuar pas arrestimit të Nuredin Dumanit. Hoxha u shpreh se nuk do të kemi më mundësinë të shohim as edhe një imazh të Çelës.

“Kam dyshime se Talo Celën nuk do të kemi më mundësi që jo vetëm ta intervistojmë, por edhe të mos e shohim më imazhin e tij. Besoj se ka ndodhur pas momentit që Nuredin Dumani u arrestua apo kur filloi të flasë. Dyshoj se nuk kemi për ta parë më, uroj ta kem gabim këtë informacion”, tha Hoxha.

Të fundit